Të paktën 110 persona janë lënduar pasi breshri me madhësi të topit të tenisit ra në një rajon të Italisë veriore gjatë natës së së mërkurës.
Në një stuhi të papritur, breshëri deri në 10 cm në diametër goditi rrugët e Venetos, sipas presidentit rajonal Luca Zaia, raporton CNN.
Shërbimet e urgjencës iu përgjigjën më shumë se 500 thirrjeve për ndihmë për shkak të dëmtimit të pronës dhe lëndimeve personale, tha mbrojtja civile rajonale e Venetos.
Punëtorët kanë hequr xhamat e thyer dhe kanë prerë pemë dhe bimë të tjera që janë dëmtuar rëndë nga stuhia.
“Vala e motit të keq, pasi ka prekur rajonet tona malore, tani ka goditur edhe fushat, duke shkaktuar lëndime në disa njerëz,” tha Zaia, duke shtuar se shumica e lëndimeve u shkaktuan nga xhamat e thyer dhe njerëzit që rrëshqisnin në breshëri.
Një burrë 53-vjeçar që po ngiste biçikletën e tij vdiq gjatë stuhisë kur gruaja e tij, e cila po e ndiqte me makinën e tyre, e përshkoi atë, raportoi Sky24 degë e CNN.
Evropa ka parë ndryshime dramatike të motit këtë vit.
Italia, Spanja dhe Greqia janë përballur me vapë të pandërprerë prej ditësh. Kryeqyteti italian Roma ka shënuar një temperaturë të re rekord prej 41 gradë Celsius të martën.