Breshëri dëmton shumë fermerë llapjanë
Tash e një javë temperaturat në Kosovë arritën maksimumin. E në ditën e parë të verës fshatrat e në Podujevës u goditën nga një stuhi breshri. Nga pamjet amatore shihet se kjo stuhi shkaktoi jo pak dëme në kulturat bujqësore. Bujku 77 vjeçar Nazmi Haxha thotë se një stuhi të tillë, për herë të fundit […]
Tash e një javë temperaturat në Kosovë arritën maksimumin.
E në ditën e parë të verës fshatrat e në Podujevës u goditën nga një stuhi breshri.
Nga pamjet amatore shihet se kjo stuhi shkaktoi jo pak dëme në kulturat bujqësore.
Bujku 77 vjeçar Nazmi Haxha thotë se një stuhi të tillë, për herë të fundit e ka parë rreth 40 vite më parë.
Për fermerin e kësaj komune Nazmi Haxhën, bashkë me bashkëfshatarët e tij të fshatit Lupç, të ardhurat e vetme financiare i kanë nga shitja e produkteve bujqësore.
Ndërsa, sipas një fermeri tjetër, Besart Haxhës, vetëm atij i është shkaktuar dëm rreth 25 mijë euro.
Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë Fatmir Rudari, thotë se presin nga Ministria e Bujqësisë për të kompensuar dëmet e shkaktuara.

Por, nëse nuk merren parasysh kërkesat për kompensim të dëmit, bujqit kanë paralajmëruar edhe protestë para Ministrisë së Bujqësisë.
Dëme nga stuhia e së martës janë shkaktuar edhe në rajone tjera të Kosovës, përfshirë periferinë e Prishtinës dhe rajonin e Anamoravës.















