Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, ka lëshuar një paralajmërim urgjent drejtuar udhëheqjes izraelite lidhur me operacionin ushtarak në Qytetin e Gazës, duke theksuar rrezikun për të burgosurit që mbahen aty.

“Siç kemi paralajmëruar më parë, sa më shumë të zgjerohet fushëveprimi i operacioneve kriminale në Qytetin e Gazës, aq më i madh bëhet rreziku për të burgosurit tuaj. Tërhiquni menjëherë”, thuhej në deklaratën e publikuar në llogarinë zyrtare të grupit në Telegram.