Një britanez u dënua me tetë vjet burg për vrasjen e një tajlandeze, trupin e së cilës e kishte futur në valixhe

Një gjykatë në Tajlandë ka dënuar një britanez me tetë vjetë burg për vrasjen e një gruaje në vitin 2014, trupin e së cilës e kishte futur në valixhe, dhe e kishte hedhur në lumin Mae Klong

Lumi Mae Klong ku u zbulua kufoma e tajlandezes.

Britanezi 51-vjeçar, Shane Kenneth Looker, pranoi që e ka vrarë Laxami Manochat, pasi e takoi atë në një kafene në nëntor të vitit 2014-të, kanë bërë të ditur zyrtarët e Gjykatës Provinciale Kanchanaburi për CNN.

Procedurat e sallës së gjyqit Looker i kishte përcjellë nga distanca përmes një telekonference nga burgu.

Sipas oficerit administrativ të gjykatës, Saksith Jongcharoen, i pandehuri pasi ishte marrë në pyetje nga gjyqtari, kishte pranuar të gjitha akuzat e ngritura.

Kufoma e tajlandezes u zbulua në lumin Mae Klong në qytetin Kanchanaburi, trupi i të cilës ishte i copëtuar dhe i futur në një valixhe, brenda së cilës kishte edhe gurë.

Pas hetimeve të bëra nga policia tajlandeze, ata zbuluan se ajo e kishte takuar britanezin në një kafene në Bangkok disa ditë më parë dhe e kishte shoqëruar në një hotel diku afër.

Pamjet e kamerave të sigurisë kapën çiftin duke hyrë në hotel, por vetëm Looker u pa duke e lënë atë, dhe duke mbajtur një çantë të madhe të rëndë. Stafi i hotelit më vonë zbuloi se çarçafët e tyre të lyer me gjak dhe gjurmët e ADN-së së Looker-it u gjetën në thonjtë e Laxamit, sipas policisë.

Një urdhër-arrest ndërkombëtar ishte lëshuar për Looker-in në vitin 2015. Pasi u fsheh në shtëpinë e tij të pushimit në një qytet turistik bregdetar, ai kaloi kufirin në Malajzi dhe iku në Spanjë. Ai u zbulua përfundimisht në ishullin në Ibiza dhe u arrestua, duke kaluar vite duke luftuar ekstradimin përpara se të kthehej në Tajlandë për t’u përballur me gjyqin.

Vrasja në Tajlandë dënohet me vdekje, ose, me burgim deri në 20 vjet.

Oficeri administrativ i gjykatës tha se për shkak se Looker kishte pranuar fajin e tij, dënimi  iu shkurtua nga 16 në tetë vjet. Looker u urdhërua, gjithashtu, të paguante 300,000 mijë dollarë për familjen e Laxamit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika