Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë

Britania dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra në Ukrainë, për të siguruar strehim për njerëzit që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas pushtimit rus

Njerëzit ecin pas bombardimeve vdekjeprurëse të një ndërtese zyre të ushtrisë, mes sulmit të Rusisë, në Sloviansk, Ukrainë, 27 mars 2023

Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perëndim dhe qendër të Ukrainës, për t’iu ofruar strehim atyre që janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Londra ka thënë se do të ndajë fonde prej 12.3 milionë dollarësh.

Pothuajse 118 mijë ukrainas janë strehuar nga familjet britanike, në kuadër të përgjigjes qeveritare ndaj pushtimit rus në Ukrainë – që ka nisur në shkurt të vitit 2022 – mirëpo disa refugjatë janë duke e pasur shumë të vështirë që të gjejnë shtëpi të përhershme.

Qeveria britanike ka thënë se fshatrat në Lviv, në perëndim të Ukrainës dhe në Poltava në qendër të Ukrainës, do të mund të strehojnë më shumë se 700 njerëz – një përqindje e miliona ukrainasve që janë shpërngulur, apo janë larguar krejtësisht nga shteti.

James Cleverly, sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar

“Në vitin e kaluar (presidenti rus, Vladimir) Putin, ka vazhduar që të shënjestrojë shtëpitë civile dhe infrastrukturën, dhe populli ukrainas e ka paguar çmimin e rëndë”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly përmes një deklarate, raporton Reuters. 

“Ky partneritet i ri Mbretëri e Bashkuar – Poloni do të ndihmojë që ukrainasit të kenë dritë, ngrohje dhe shtëpitë që u duhen aq shumë”.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika