Britania e Madhe do të kërkojë nga Kosova që të pranojë emigrant të cilët mundohen në arrijnë me barka në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo ide është pjesë e planeve për të hapur një varg “qendrash të kthimit” jashtë vendit, ka raportuar “The Times”.

Sipas gazetws britanike Kosova është në mesin e nëntë vendeve të cilat po shqyrtohen si mundësi për emigrantët.

Tutje britanikja raporton se në vendin tonë do të mund të vijnë personat që u është refuzuar azili, pasi që i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për apelimin e vendimit në Britani.

Gjatë muajit maj, presidentja Vjosa Osmani kishte deklaruar se Kosova do të ishte e hapur për diskutim për çështjen e qendrave për imigrantët e paligjshëm që ia mësyjnë Mbretërisë së Bashkuar.

Këtë plan që aktualisht është vetëm një ide e ka komentuar zëdhënësi i Qeverisë në detyrë.

Përparim Kryeziu për TV Dukagjini ka thekuar se “dëshirojmë të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e saj Laburiste”.

Përparim Kryeziu – Zëdhënës i Qeverisë në Detyrë deklaroi se “Besojmë se është e drejtë të themi se mund të fillojmë diskutimet mbi këtë temë, por të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të përfshihen dhe më pas vendimi do të varet nga rekomandimet e tyre. Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”

Për këtë çështje është pyetur edhe Ambasada Britanike në Kosovë.

Ata nuk dhanë ndonjë sqarim shtesë, përpos që e cituan kryeministrin Keir Starmer i cili më 15 maj kishte deklaruar se janë në bisedeme me disa vende për qendra të kthimit, duke i vlerësuar si risi të rëndësishme.

Eksperët e sigurisë mendojnë se kjo ide nëse bëhet realitet mund të jetë sfiduese në aspektin e sigurisë, atw politik por edhe social.


Dita Maksaqi thotë se në negociatat e mundshme qëllim duhet të jetë që i gjithë projekti të jetë nën meanxhim dhe përgjegjësi të britanikëve.


Dita Maksaqi – Eksperte në fushën e sigurisë deklaroi se “Të ketë transparencë, të ketë garancion ligjore ndëkombëtar, të ketë mbështetje financiare stabile, dhe mbështetje teknik e cila është shumë me rëndësi, dhe të ketë respekt për sovranitetin e sigurisë kombëtare.”

Në aspektin e infrastrukturës Makasqi thotë se duhet të ketë:  Qendra të posaçme pritjeje dhe akomodimi, ⁠Siguri të përforcuar dhe kontroll i aksesit, ⁠Infrastrukturë shëndetësore dhe psikologjike, ⁠Infrastrukturë teknologjike për regjistrim dhe monitorim dhe lokacion të përzgjedhur me kujdes.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch”, ka kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian që mos e përdorin Ballkanin si një “magazinë për migrantët”, duke e i përsëritur kritikat ndaj idesë për qendra të kthimit në vende të treta për azilkërkuesit.