Britania e Madhe dënon sulmet e Huthëve në Riad: Përshkallëzim i rrezikshëm

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, i ka cilësuar sulmet e Huthëve ndaj Riadit si një “përshkallëzim të rrezikshëm”, pasi nga sulmet janë vrarë 12 persona dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Duke folur në emisionin Sunday Morning With Ruth Davidson, Streeting tha se sulmet përbëjnë një model gjithnjë e më shqetësues të veprimeve të Huthëve, duke kujtuar se grupi më parë kishte shënjestruar edhe zona civile në Arabinë Saudite.

“Ky është një veprim krejtësisht i neveritshëm”, deklaroi ai, transmeton Telegrafi.

Streeting theksoi se kjo është një nga arsyet pse Mbretëria e Bashkuar po i ofron mbështetje Arabisë Saudite, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe furnizimin me karburant të avionëve gjatë fluturimit.

“Ne duam t’i japim fund këtij konflikti. Nuk mund të jetë e pranueshme që Huthët të sulmojnë në këtë mënyrë objektiva civile”, tha ai.

Muajin e kaluar, qeveria britanike njoftoi se Forcat Ajrore Mbretërore (RAF) do të shtonin mbështetjen për Arabinë Saudite në përballjen me Huthët.

Qeveria konfirmoi se në rajon është dërguar një avion RAF Voyager, i cili shërben për furnizimin e avionëve të tjerë me karburant gjatë fluturimit. Ky mjet pritet t’i ndihmojë avionët sauditë në kryerjen e operacioneve mbrojtëse.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika