Kryeministri i Britanisë së Madhe e ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Kështu ka thënë kryeministri britanik, Rishi Sunak, përmes një postimi në platformën “X”.

“Unë dënoj në termat më të ashpër sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër Izraelit. Irani ka treguar edhe një herë se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij të shtëpisë”, ka shkruar Sunak.

Ai ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve, përfshirë Jordaninë dhe Irakun.

“Së bashku me aleatët tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje”, ka shkruar tutje ai.

Read my statement on the Iranian regime’s reckless attack against Israel. pic.twitter.com/xeuR3cd3kG

— Rishi Sunak (@RishiSunak) April 13, 2024