Britania e shqetësuar për aksionin në veri: Rrezikon të krijojë tensione

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin për aksionin policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin për aksionin policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas Ambasadës Britanike, veprimet e djeshme të policisë në veri të Kosovës rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet.

Ambasada ka inkurajuar Kosovën që të koordinojë veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështje të tilla.

“Jemi të shqetësuar se veprimet e djeshme të policisë në veri të Kosovës rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të vështirësojnë zgjidhjen afatgjatë të çështjes së monedhës në Kosovë. Ne inkurajojmë autoritetet kosovare që të koordinojnë veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështje të tilla”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Gjatë aksionit u konfiskuan prova të ndryshme, përfshirë para.

Policia e Kosovës, që bashkëngjiti fotografi të parave të konfiskuara, tha se u gjeti “rreth 1.600.000 euro, rreth 74.700.000 dinarë serbë (mbi 600.000 euro), rreth 19.500 franga, rreth 13.800 dollarë amerikanë, rreth 40 dollarë australianë”.

Aksioni i Policisë së Kosovës vjen një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

Shija e redaktorit

Osmani nis vizitën e parë shtetërore në Zvicër: Po shkruajmë...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj të parë shtetërore në Zvicër, e cila po zhvillohet në rezidencën zyrtare...

KFF Dukagjini fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale KFF...

Në finale të Kupës së Kosovës për futbolliste, skuadra e Dukagjinit nga Klinë doli fituese pas një serie penalltish dramatike, duke mposhtur Mitrovicën me...

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Të fundit nga rubrika