Britania: Moska mund të jetë duke përgatitur një bllokadë të Detit të Zi

Zyrtarë të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thanë se ekziston mundësia, që forcat ruse po përgatisin “një bllokadë të Ukrainës” në këtë korridor

Zyrtarë të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thanë sot se Rusia ka ndryshuar aktivitetet e saj detare në Detin e Zi, duke theksuar se ekziston mundësia, që forcat ruse po përgatisin “një bllokadë të Ukrainës” në këtë korridor.

Javën e kaluar, Rusia u tërhoq nga një marrëveshje gati njëvjeçare e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, e cila mundësonte kalimin e sigurt të grurit ukrainas, nëpërmjet Detit të Zi.

Përpara marrëveshjes, agresioni rus ishte bërë pengesë për eksportet e grurit nëpërmjet porteve ukrainase, duke përkeqësuar krizën globale ushqimore.

Në raportin e përditshëm të Ministrisë britanike të Mbrojtjes thuhej Moska kishte vendosur në Detin e Zi luftëanijen e vogël ruse ‘Sergey Kotov’, për të patrulluar korridorin detar mes ngushticës së Bosforit dhe Odesës, qytetit-port në jug të Ukrainës.

“Ekziston një mundësi reale që anija patrulluese po shërben si pjesë e një grupi pune për të penguar anijet tregtare që Rusia beson se shkojnë në Ukrainë”, thuhet në raportin e Ministrisë britanike të Mbrojtjes./VOA

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika