Britania sanksionon rrjetin e lidhur me Iranin, Londra paralajmëron për aktivitete destabilizuese

Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj 12 individëve dhe subjekteve të lidhura me Iranin, duke i akuzuar për përfshirje në aktivitete armiqësore dhe destabilizuese, përfshirë planifikimin e sulmeve dhe mbështetjen financiare të rrjeteve të dyshuara kriminale.

Sanksionet, të shpallura sot (e hëne) nga qeveria britanike, synojnë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të dyshuar të rrjetit kriminal “Zindashti”, si dhe disa shtëpi këmbimi valutorësh dhe operatorë financiarë që dyshohet se kanë ndihmuar aktivitetet e lidhura me Iranin.

Sipas Londrës zyrtare, rrjeti ka qenë i përfshirë në kërcënime, planifikim dhe kryerje sulmesh ndaj individëve dhe aseteve në Britani dhe në vende të tjera. Disa prej të sanksionuarve akuzohen për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në akte armiqësore, ndërsa të tjerë për ofrimin e mbështetjes financiare dhe logjistike.

Masat përfshijnë ngrirje të aseteve, ndalim udhëtimi dhe skualifikim nga ushtrimi i funksioneve drejtuese në kompani.

Qeveria britanike tha se subjektet financiare të përfshira kishin ndihmuar individë dhe grupe të lidhura me aktivitete destabilizuese të lëviznin dhe të kishin qasje në fonde, duke shmangur kufizimet ndërkombëtare.

Ndërkohë, Irani ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në sulme apo komplote në Britani dhe vende të tjera.

Muajin e kaluar, policia britanike njoftoi se po hetonte lidhjet e mundshme të Iranit me disa sulme me zjarrvënie ndaj objektivave hebraike në Londër, raste që aktivizuan hetime kundër terrorizmit dhe rritën shqetësimet për aktivitet armiqësor të lidhur me Teheranin.

Autoritetet britanike kanë ngritur nivelin kombëtar të kërcënimit terrorist në shkallën “të rëndë”, niveli i dytë më i lartë, ndërsa policia dhe zyrtarët qeveritarë paralajmërojnë për rrezik në rritje nga sulmet dhe aktivitetet e shteteve të huaja, përfshirë Iranin.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika