Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku po dëgjohet dëshmia e diplomatit britanik John Stewart Duncan, ish-këshilltar i komandantit të lartë t= NATO-s për Evropën, Wesly Clark.

Duncan është ftuar nga ekipi mbrojtës i Thaçit dhe do të paraqitet pas dëshmive të dhëna më herët nga ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave të Rambujesë, Paul Williams.