British Cycling u ndalon garimin transgjinorëve

Gratë trans nuk do të konkurrojnë në garat elitare të femrave të drejtuara nga “British Cycling” pas pezullimit të politikës transgjinore të saj.

“The Guardian” transmeton se vendimi u mor nga bordi drejtues i British Cycling pasi anëtarë të shumtë dhe zëra brenda sportit ngritën shqetësime se gratë trans si Emily Bridges, e cila theu rekordin kombëtar të të rinjve në 25 milje si mashkull, do të ketë një avantazh të padrejtë në kategorinë e femrave.

“British Cycling” pranoi se kishte “shqetësime” se politika e saj transgjinore e cila u ratifikua vetëm në janar, nuk përputhej me udhëzimet nga Grupi i Barazisë së Këshillit të Sporteve (SCEG), i cili bazohej në një rishikim 18-mujor të shkencës.

Megjithatë, nëna e Bridges, Sandy Sullivan, shprehu zhgënjimin e saj, duke postuar në Twitter: “E hedhur me anë të një email-i. Sapo e kemi marrë këtë në inbox. Ne do të bëjmë një deklaratë në një moment gjatë 24 orëve të ardhshme.”

Sipas politikës së mëparshme të British Cycling, gratë trans lejoheshin të konkurronin nëse ulnin nivelet e tyre të testosteronit nën 5 nmol/L për një periudhë 12-mujore.

Bridges filloi terapinë hormonale vitin e kaluar si pjesë e trajtimit të saj të disforisë gjinore, dhe garoi në ngjarjet e meshkujve deri në shkurt. Kjo ka çuar në një rimendim të nxituar.

21-vjeçarja duhej të konkurronte në garën e saj të parë në kategorinë e femrave në Kampionatin Kombëtar Britanik të Omnium të shtunën e kaluar, përpara se organi drejtues i çiklizmit, UCI, ta bllokonte atë pasi ajo ishte ende e regjistruar si atlet mashkull për garat ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika