Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë se serbe “është kusht i të gjitha kushteve për bisedime të mëtejshme, por jo ashtu siç e imagjinojnë organizatat joqeveritare nga Serbia, dhe Kosova apo jashtë saj”.

Sipas Brnabiqi-t, themelimi i Asociacionit është paraparë në marrëveshjen e vitit 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk ka asnjë interes apo dëshirë për formimin e Asociacionit  dhe do të thoja se nuk ka interes apo dëshirë për të zbatuar marrëveshjet që janë nënshkruar 10 vjet më parë”, ka thënë Brnabiq.

Më tej ajo ka pretenduar se për gjatë 100 ditëve të Qeverisë së Serbisë, është 53 sulme me motive etnike ndaj serbëve në Kosovë.

“Në 100 ditët e para të qeverisë, 53 sulme me motive etnike ndaj serbëve në Kosovë”, ka theksuar ajo raporton N1 trasmeton Dukagjini.com.