Bërnabiq i reagon Kurtit, pasi ky i fundit kërkoi që marrëveshja e Ohrit të zbatohet menjëherë: Ne kemi pritur 10 vjet që Kosova ta formojë Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht dhe menjëherë, ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka theksuar se Serbia është duke pritur një dekadë që Kosova të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

“Ne kemi harxhuar 2 vitet e fundit në Bruksel, duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër [Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, njoftoi zyrtarisht për marrëveshjen [arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm pa vonesa”.

Ky ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e që ka nxitur kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, të bëjë një kundërreagim ndaj kërkesë së Kurti që marrëveshja e Ohrit të “zbatohet plotësisht dhe menjëherë”.

Sipas Bërnabiqit, Serbia është duke pritur që një dekadë që Kosova ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit.

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, ne kemi pritur 10 vjet që Kosova të bëjë punën e saj, 10 vjet që ta formojë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Bëje atë”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika