BSPK-ja mbështetë “Marshin për Drejtësi” më 2 prill

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli iu ka ofruar mbështetjen e tij dy ideatorëve të iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, për "Marshin për Drejtësi", i cili do të mbahet me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Dy ideatorët e iniciativës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë takuar sot kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Gjatë këtij takimi, Hoxha dhe Tasholli e kanë njoftuar kryetarin e BSPK-së për Marshin e Drejtësisë i cili do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.

Hoxha dhe Tasholli kanë kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen edhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës në këtë marsh solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u ka ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për këtë marsh.

“Marshi për Drejtësi” do të mbahet me 2 prill, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika