BSPK kërkon nga 100 euro për çdo muaj deri sa të miratohet ligji i pagave

Bashkimi Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka kërkuar nga 100 euro në muaj deri sa Qeveria e Kosovës ta miratoj ligjin e pagave. Përmes një njlftimi BSPK-ja bënë të ditur se së shpejti do të kenë takim me kryeministrin Albin Kurti, për t’i diskutuar kërkesat e tyre

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së

Nga 100 euro në muaj, deri sa të miratohet ligji i pagave, ka kërkuar Bashkimi Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) nga Qeveria e Kosovës.

njoftimin e tyre thuhet se ata kërkojnë fillimin e zbatimit të ligjit për sigurimin shëndetësor, plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti e kështu me radhë.

Në takimin e kryesisë së BSPK-së, që është mbajtur të mërkurën, janë diskutuar ngjarjet që kanë ndodhur pas protestës së 8 prillit, me anë të së cilës kishin kërkuar miratimin e ligjit të pagave.

“U bisedua për kërkesat tashmë të njohura e të paraqitura edhe në protestën e 8 prillit 2022 për vazhdimin e pagesës prej 100€ për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së, Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Protesta e BSPK-së

Tutje, BSPK-ja, ka njoftuar se ka filluar dialogu me kryeministrin Albin Kurti, dhe se sipas tyre takimi i radhës do të thirret së shpejti për të tentuar të arrihet një marrëveshje.

“Në takimin e radhës i cili pritet që së shpejti të thirret nga Kryeministri, mori vendim që të i jepet mundësi dialogut duke tentuar që të arrihet marrëveshje me dialog duke prolonguar veprimeve sindikale deri në takimin e ardhshëm të Kryesisë Ekzekutive të BSPK që do të mbahet me datën 28 prill 2022 “, thuhet në njoftim.

Në protestën e 8 prillit, BSPK-ja i kishte parashtruar Qeverisë këto kërkesa:

  1. Rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës deri sa të përmbushen kërkesat e mëposhtme.
  2. Miratimi i Ligjit të Pagave.
  3. Rritja e rrogës minimale
  4. Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor
  5. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale
  6. Të ndryshohet neni në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, sipas të cilit, kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999.
Protesta e BSPK-së

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika