BSPK kërkon subvencionim nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik derisa të miratohet ligji i pagave

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është takuar me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Atdhe Hykolli, për të biseduar për gjendjen ekonomike e sociale të punëtorëve

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli

Në takimin me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka kërkuar nga ai nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik derisa të miratohet ligji i pagave.

Në njoftimin e BSPK-së, thuhet se të dy partnerët socialë, janë takuar në mjediset e Qeverisë së Kosovës, për të diskutuar për gjendjen ekonomike e sociale të të punësuarve në sektorin publik.

Sipast njoftimit, në takim ësht

ë diskutuar për kërkesat e sindikatave në hartimin e Projektligjit për paga dhe për nisjen e zbatimit të Ligjit të Sigurimit Shëndetësor.

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së

“U fokusuam në zgjidhjen e kërkesave sindikale përkitazi me përfundimin e hartimit të Projektligjit të Pagave, me Plotësim-Ndryshimin e Ligjit të Skemave Pensionale të Financuara nga Shteti, dhe për nisjen e zbatimit të Ligjit të Sigurimit Shëndetësor”, thuhet në komunikatën e BSPK.

Kjo kërkesë e sindikatave u kërkua të plotësohet para datës së 10 gushtit ku pritet të merren vendime për veprimet e mëtutjeshme sindikaliste.

Ndërkaq, kërkesat e kahmotshme të sindikatave janë:

Kërkesat e BSPK-së, janë:

Rritja e pagave për 100 euro për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës deri sa të përmbushen kërkesat e mëposhtme.

Miratimi i Ligjit të Pagave.

Rritja e rrogës minimale

Fillimi i zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale

Të ndryshohet neni në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, sipas të cilit, kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para datës 01.01.1999.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika