BSPK kundër shtrenjtimit të rrymës: Vendim i pabazë që ia merr dinjitetin qytetarëve

Ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), e ka vlerësuar si të panevojshëm shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ky reagim i tyre ka ardhur pas vendimit të ZRRE-së, që çmimi i energjisë elektrike të rritet për 15.4%.

Në reagimin e BSPK-së, thuhet se ky vendim do ta thellojë edhe më tej krizën për qytetarët e Kosovës,

“Është kohë krizash dhe veprimet e papërgjegjshme po e rrisin edhe më tej krizën duke e vënë qytetarin e Kosovës para sfidave të shumta. Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i panevojshëm dhe i pa bazë e mbi të gjitha sfidues për qytetarin”, thuhet në reagim.

Nga BSPK, kanë bërë thirrje që të rishikohet vendimi dhe të mos dëmtohen qytetarët.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërret vendimmarrësit që ta rishikojnë vendimin dhe të mos e sfidojnë qytetarin duke e shtrydhur e duke e rrëzuar ekonomikisht e duke ia marrë dinjitetin”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Po ashtu, BSPK, ka njoftuar se në ditët në vijim do të përpiqen me anë të mjeteve ligjore t’i bindin vendimmarrësit që ta tërheqin vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Vendimi për shtrenjtimin e rrymës në këtë kohë të pa kohë nuk sjell asgjë të mirë por përkundrazi kontribuon në përkeqësimin e mirëqenies sociale e ekonomike. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet ligjore të organizimit sindikal për të bindur vendimmarrësit që ta tërheqin vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike”, thuhet në reagim.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur tarifat e reja të energjisë elektrike.

Me tri vota për Bordi i ZRRE-së ka vendosur që çmimi i rrymës të shtrenjtohet për 15.4%, për të gjitha kategoritë pa përjashtim, ndërsa do të zbatohet nga data 1 prill deri më 31 mars 2024.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika