BSPK: Mirëpresim vazhdimin e shtesës 50 euro për punëtorët e sektorit publikë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e ka mirëpritur vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, për t’i vazhduar shtesat për punëtorët e sektorit publikë

BSPK

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, të marrë në mbledhjen e fundit për vazhdimin e shtesës prej 50 eurove për punëtorët e sektorit publikë si dhe shtesën prej 60 eurove për të punësuarit në Sektorin e Shëndetësisë.

Në njoftimin e tyre, BSPK ka thënë se kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e tyre.

“BSPK vazhdueshëm e edhe në takimin e fundit me Partnerin Social – Qeverinë pat kërkuar dhe diskutuar për përkrahjen e duhur parimore të Sektorit Publik duke ua dhënë rolin e duhur dhe meritor të punësuarve në Sektorin Publik, e sidomos për vazhdimin e shtesës për përballje me inflacionin edhe në 2023-ën, dhe për përmbylljen si duhet të Ligjit të pagave për sektorin publik me një koeficient vlera monetare e të cilit e vlerëson punën dhe djersën e punëtorit, e po ashtu edhe për nënshkrimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive të Sektorit Publik”, thuhet në njoftim.

BSPK shpreson që Qeveria e Kosovës, t’i përmbushë edhe zotimet e tjera ndaj punëtorëve të sektorit publikë, në mënyrë që të krijohet një mjedis i mirë me mirëqenie si duhet ekonomike e sociale.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika