BSPK: Ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social – dhunim i demokracisë

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, teksa ka njoftuar se Qeveria është duke ushtruar presion ndaj grevistëve që ta ndalin grevën, ka thënë se ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social “është dhunim i demokracisë”

Ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është duke ushtruar presion ndaj grevistëve, në mënyrë që ta ndërprejnë grevën.

Me anë të një komunikate për media, BSPK ka kosnideruar se ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social “është dhunim i demokracisë”.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se Partneri ynë Social – Qeveria është duke u munduar të gjejë rrugë jo të mira, kryesisht të presionit joparimor dhe vetëm e vetëm për të bindur grevistët të ndalin Grevën e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në këtë njoftim thuhet se BSPK-ja do të bënte shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale, po që se do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e vetmja zgjidhje për të dalë nga gjendja aktuale në arsim është ndërprerja e grevave nga mësimdhënësit dhe nisja e procesit mësimor për vitin e ri shkollor.

Gjatë vendosjes së gurthemelit të shkollës “Ilir Konushevci” në Podujevë, Kurti tregoi për masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që t’u dilet në ndihmë qytetarëve të vendit, duke përfshirë edhe mësimdhënësit.

“Nga kjo situatë duhet të dilet duke nisur mësimi për nxënësit, duke shkuar mësimdhënësit dhe nxënësit në shkolla. Nuk zhvillohet vendi pa arsimim”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika