Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat nga raporti më i fundit i Bertelsmann Stiftung për Indeksin e Transformimit (BTI 2026), i cili vlerëson nivelin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe cilësinë e qeverisjes në më shumë se 130 vende.

Sipas këtij raporti për Evropën Juglindore, Shqipëria shfaqet ndër vendet me performancën më të lartë në disa indikatorë kyç.

Në dimensionin e transformimit politik, vendi renditet i pari me 7.70 pikë, duke lënë pas North Macedonia dhe Montenegro. Në aspektin ekonomik, Shqipëria pozicionohet e treta me 7.11 pikë, ndërsa në fushën e qeverisjes kryeson rajonin me 6.71 pikë.

Indeksi BTI publikohet çdo dy vjet që nga viti 2006 dhe mbështetet në analiza të gjera dhe kontributin e ekspertëve ndërkombëtarë.

Ky indeks konsiderohet një nga instrumentet më të rëndësishme për matjen e progresit demokratik, zhvillimit ekonomik dhe kapaciteteve qeverisëse në vendet në tranzicion.
/data/user/0/com.samsung.android.app.notes/files/clipdata/clipdata_bodytext_260328_095832_972.sdocx