Budanov: Luftimet në Ukrainë janë bllokuar

Kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov ka thënë se luftimet në Ukrainë janë bllokuar dhe shpreson që Ukraina do të rimarrë përfundimisht gjithë territorin

Kyrylo Budanov

Luftimet në Ukrainë janë aktualisht në bllokim pasi as Ukraina e as Rusia nuk mund të bëjnë përparime të rëndësishme, kështu ka thënë kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov.

Gjersa, ka shtuar se Kievi po pret për armë më të avancuara nga aleatët perëndimorë.

“Situata thjesht është bllokuar”, ka thënë Budanov për BBC.

Pasi trupat ukrainase rimorën qytetin jugor të Khersonit në nëntor, shumica e betejave më të ashpra kanë qenë rreth Bakhmutit, në rajonin lindor të Donetskut.

Forcat ukrainase

Diku tjetër, forcat ruse duket se janë në mbrojtje, ndërsa dimri ka ngadalësuar ritmin e operacioneve tokësore të Ukrainës përgjatë vijës së frontit prej 1000 km.

Budakov ka shtuar se Rusia është tashmë në qorrsokak, duke pësuar humbje shumë të rëndësishme dhe ai besonte se Kremlini kishte vendosur të shpallte një mobilizim tjetër të rekrutëve.

“Ne nuk mund t’i mposhtim ata në të gjitha drejtimet në mënyrë gjithëpërfshirëse. As ata nuk munden. Ne po presim me padurim furnizimet e reja të armëve dhe ardhjen e armëve më të  avancuara”, ka thënë ai.

Budanov ndër të tjera, hodhi poshtë aktivitetet e Rusisë në Bjellorusi, duke përfshirë lëvizjen e mijëra trupave, si përpjekje për ta bërë Ukrainën të devijojë trupat nga fushat e betejës në jug dhe lindje në veri.

Budanov është shprehur i bindur se Ukraina do të rimarrë përfundimisht të gjithë territorin tani nën okupim, duke përfshirë Krimenë, gadishullin që Rusia pushtoi në 2013.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika