Analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janush Bugajski, ka treguar se kur Serbia do të njoh Kosovën si shtet të pavarur, por sipas tij kjo mund të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë.

Më tej Bugajski ka thënë se faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian me kushtet e Kosovës.

“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së  të Aleksandar Vuçiq. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan”, ka shtuar Bugajski.

“Ka gjasa të ndodhë më shumë. Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërt nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE”, ka thënë  analisti në EuronewsAlbanina.