Bugaqku: Mund të ketë befasi, presim zhvillimet e sotme në Kuvend

Vullnet Bugaqku nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se pret që deputetët e Kuvendit të Kosovës të zbatojnë Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, duke e përfunduar procesin e konstituimit të legjislativit.

Duke folur në një lidhje direkte në TV Dukagjini, Bugqanga tha se seanca konstituive ka mbetur ende në fazën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

“Presim që të zbatohet Kushtetuta e Kosovës, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe rrjedhimisht këta deputetë të Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Pra, të vazhdojnë me përfundimin e seancës konstituive, e cila ka mbetur në fazën e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës”, tha Bugqanga.

Ai ka lënë të hapur mundësinë që të ketë befasi në zhvillimet e sotme, duke përmendur mënyrën se si është zhvilluar seanca konstituive edhe gjatë vitit të kaluar.

“A mund të ketë befasi? Nuk është larg mendsh që edhe kjo gjë mund të ndodhë, pasi jemi dëshmitarë që për një kohë të gjatë seanca konstituive, edhe vitin e kaluar, është zhvilluar duke manovruar procedurat e përcaktuara nga Rregullorja dhe Kushtetuta”, deklaroi ai.

Bugqanga tha se, në rast se Lëvizja Vetëvendosje kalkulon që të shtyjë edhe më tej konstituimin e Kuvendit me qëllim që, eventualisht, zgjedhjet e reja të mbahen në fund të dhjetorit, duhet pritur zhvillimet e ditës së sotme.

“Pa paragjykuar veprimet e ardhshme, është mirë të presim zhvillimet e sotme”, tha Bugqanga.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika