Bugatti sjell orën inteligjente sportive, kushton 2500 euro

Ora e re e sjellë nga Bugatti është orë inteligjente, e destinuar për atletët dhe aventurierët. Kjo orë është e krijuar nga karboni dhe mund të masë rrahjet e zemrës, nivelin e stresit si dhe rekomandon pushimin për sportistët

Bugatti u bashkua edhe një herë me prodhuesin austriak të orëve inteligjente, dhe prezantoi një seri të kufizuar të orëve të dorës të destinuara për atletët dhe aventurierët me “xhepa të thellë”.

Tregu i orëve inteligjente është rritur në mënyrë drastike vitet e fundit dhe ka vënë në dispozicion teknologjitë e avancuara për një segment më të gjerë të popullsisë.

Kur bëhet fjalë për Bugatti dhe VIITA, nocioni i disponueshmërisë duhet të merret me rezervë.

Bugatti Carbone Limited Edition është ora e parë inteligjente e bërë tërësisht nga karboni. Kështu, pavarësisht instalimit të një baterie më të madhe me kapacitet 540 mAh (+22%), masa tani është 13 për qind më e vogël.

Në përdorim normal, bateria zgjat 15 ditë dhe me GPS vazhdimisht ndezur, kohëzgjatja bie me disa ditë, sipas Bugatti.

Sensori GPS është jashtëzakonisht i saktë, kështu që të dhënat nga ora mund të përdoren në telemetri në pistë, ndërsa pronari garon në Bugatti.

Ai përdor një sensor të dyfishtë për të matur rrahjet e zemrës dhe ofron absolutisht të gjitha funksionet si orët më të mira sportive, nga rekomandimet për pushim dhe stërvitje deri te mosha biologjike dhe niveli i stresit.

Është i papërshkueshëm nga uji deri në 100 metra.

Le të përmendim edhe ekranin. Është një ekran Amoled i ndjeshëm ndaj prekjes me një rezolucion prej 390×390 piksele. Mbështet 16.7 milionë ngjyra dhe ndodhet nën një kristal safiri.

Ndryshe, ora do të shitet në numër të kufizuar prej vetëm 2500 kopjesh gjersa kushton 2500 euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika