Buja: Gjykata Speciale është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën

sh-komandanti i UÇK-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Shukri Buja, ka deklaruar se Gjykata Speciale është politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën.

Buja ka thënë se e kishte parë si të rrezikshme themelimin dhe votimin e kësaj gjykate, ndërsa sipas tij, ishte i informuar për zhvillimet që nga paslufta.

“Gjykatë politike, e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën. Duke e parë rrezikshmërinë që do të votohej, kam mbajtur mbledhje. Realisht, pavarësisht institucionit, vazhdimisht isha mjaft mirë i njoftuar për lojën që po zhvillohej që nga paslufta për interesa personale, individuale politike”, ka deklaruar Buja.

Ai ka kritikuar edhe atë që e ka cilësuar si fushatë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përmendur mediat dhe deklaratat e disa figurave politike.

“Gjuhej gur e dru në Ushtrinë Çlirimtare, nga mediat që kanë bërë fushatë kundër UÇK-së, duke u marrë me thashetheme, me ‘tha e më tha’, filani e fisteku. Realisht, nga personalitete politike të cilët kanë qenë të papërgjegjshëm me deklarata publike”, është shprehur ai.

Buja ka thënë se tashmë vëren një ndryshim në qëndrimin e të rinjve, të cilët sipas tij po shprehin mbështetje për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Fatmirësisht kemi ndryshim radikal, duke iu falënderuar rinisë së mrekullueshme. Kemi pasur rini nga vitet ’80 dhe ’90. Kemi një reflektim shumë të mirë, që dikur me dashje e padashje kanë gabuar, por po i përkrahin dhe kanë reflektuar me mbështetjen në ‘Jo në emrin tim’”, ka thënë Buja.

Në fund, Buja ka thënë se, sipas tij, Kosova e ka dëmtuar veten edhe para votimit të themelimit të Gjykatës Speciale.

“Shikuar nga aspekti kontributiv, ne kemi dëmtuar vetveten para se me votu”, ka deklaruar Buja.

 

 

Të fundit nga rubrika