Buja premton zhvillim turistik dhe ekonomik për shpellën e Gadimes
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar Shpellën e Gadimes, një nga pasuritë natyrore më të rralla të Kosovës dhe rajonit. Ai ka theksuar se kjo shpellë përbën jo vetëm një vlerë natyrore, por edhe një mundësi të madhe për zhvillim ekonomik dhe turistik për Gadimen dhe […]
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar Shpellën e Gadimes, një nga pasuritë natyrore më të rralla të Kosovës dhe rajonit.
Ai ka theksuar se kjo shpellë përbën jo vetëm një vlerë natyrore, por edhe një mundësi të madhe për zhvillim ekonomik dhe turistik për Gadimen dhe gjithë komunën.
“Së bashku me Argjendin, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, vizituam Shpellën e Gadimes që është një nga mrekullitë natyrore më të rralla që ka Kosova dhe rajoni. Kjo perlë e nëntokës nuk është vetëm pasuri natyrore, por mundësi e madhe për zhvillim ekonomik e turistik për Gadimen dhe gjithë komunën tonë.















