Buja prezanton projektet: Në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë rrugë, shkolla e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar projektet e tij për komunat Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë, duke theksuar përmirësime në infrastrukturë dhe arsim. “Në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë po ndërtojmë një të ardhme të ndritur! Rrugë të sigurta dhe të ndriçuara, ujë 24/7, çerdhe, uniforma falas për të gjithë […]
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka prezantuar projektet e tij për komunat Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë, duke theksuar përmirësime në infrastrukturë dhe arsim.
“Në Llugaxhi, Bujari, Rubofc dhe Kojskë po ndërtojmë një të ardhme të ndritur! Rrugë të sigurta dhe të ndriçuara, ujë 24/7, çerdhe, uniforma falas për të gjithë nxënësit, si dhe transport falas për çdo nxënës të shkollave të mesme.
Shkollat moderne do të jenë qendra komunitare me kurse, aktivitete sportive e kulturore, bibliotekë digjitale dhe teknologji smart për çdo nxënës. Të rinjtë do të kenë mundësi të shkëlqejnë përmes bursave dhe praktikave profesionale me pagesë”, ka njoftuar Buja në Facebook.















