Buja – Walkerit: Nëse nuk bëhen publike pamjet në Reçak, unë do të vetë-flijohem bashkë me ushtarët

Ish-komandant në zonën e Nerodimes(Reçak), Shukri Buja

Shukri Buja, ish-komandant në zonën e Nerodimes(Reçak), ka thënë se si komandant i zonës ka pasur frikë nga mos publikimi i pamjeve të realizuara, të cilat tregonin krimin serb mbi popullsinë shqiptare civile në Reçak.

“Në takimin me Walker që e kemi pasur pas vizites së kufomave në Reçak, ka qenë insistimi im që të bëhet publike ajo çfarë ka ndodhur në Reçak”, ka thënë Buja.

Derisa ka ndarë dhe deklarimin e ambasadorit Walker për Reçakun se ai “ishte krim kundër njerëzimit”, Buja është shprehur se për ta ishte e rëndësishme se tashmë krimi ishte adresuar dhe se dihej se kush qëndronte pas kësaj ngjarje.

“Unë i kam thënë ambasadorit Walker se nëse nuk bëhet publike ajo se çfarë ka ndodhur në Reçak, unë do të vetë – sakrifikohem dhe do të vetë – flijohem bashkë me ushtarët”, ka thënë tutje ai.

Mes tjerash, ish-komandanti i zonës së Nerodimës, ka treguar se ambasadori Walker e bëri publike masakrën në Reçak në konferencën për shtyp.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika