Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka folur për Forumin e Prespës për Dialog ku kishte thënë se nuk ka vend më ideal se ky, pasi që ky forum ka për bazë tri marrëveshje për t’i zhbllokuar proceset.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Osmani ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mundet që ta injorojë atë që kishte bërë Maqedonia e Veriut për zhbllokimin e rrugës së anëtarësimit në BE.

‘’Qe 17 vjet jemi në këtë proces, kemi qenë në grup me Slloveninë dhe Kroacinë. Sa është kredibil serioziteti i procesit të Bashkimit Evropian’’, ka shtuar ministri.

Ai ka theksuar se janë bërë shumë sakrifica për t’u anëtarësuar në BE, madje për mbi 40 për qind të legjislacionit të BE-së, me të cilat i ka arritur kriteret e anëtarësimit.

Ministri Osmani ia ka rikujtuar BE-së sakrificën e Maqedonisë të ndërrimit të emrit, për të qenë pjesë e BE-së.