Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Kiev

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ndodhet për vizitë zyrtare në Kiev për të realizuar takim me homologun e tij, Dmytro Kuleba dhe përfaqësues të lartë shtetërorë nga Ukraina

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ndodhet për vizitë zyrtare në Kiev për të realizuar takim me homologun e tij, Dmytro Kuleba dhe përfaqësues të lartë shtetërorë nga Ukraina, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Në këto takime është paraparë që ministrat të diskutojnë për agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si bashkësitë ndërkombëtare mund të ndihmojnë Ukrainën, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Bujar Osmani në Kiev

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, thuhet se Osmani është pritur nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov.

Efremov është kthyer në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik vazhdon ta kryejë funksionin e tij.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika