Bujar Osmani viziton Kievin, pritet të takojë përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka shkuar në Kiev të Ukrainës, në kuadër të kryesimit të OSBE-së.

Kështu ka bërë të ditur vetë Osmani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar se do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës.

“Do të shkojmë në terren për të vizituar zonat e prekura nga veprimet ushtarake dhe për t’u takuar me njerëzit në terren. Do të realizojmë edhe takime të shumta me përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës”, shkroi ai.

Sipas tij, “gjendja në Ukrainë, me fokus të veçantë njerëzit në terren, një nga prioritetet e OSBE-së për vitin 2023”.

“Fjala është për njerëzit!”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, mëngjesin e 24 shkurtit të vitit 2022, Rusia kishte tundur themelet e rendit ndërkombëtar, duke nisur sulmin e madh ushtarak ndaj Ukrainës, më saktësisht nga Donbas.

Putin kishte dalë me një fjalim para sulmit, duke deklaruar se ka nisur një operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës. Gjersa, kishte paralajmëruar se përgjigjja e Moskës do të jetë e menjëhershme, nëse dikush tenton të përballet me Rusinë.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë ishin përshkallëzuar, pasi forcat ruse filluan pushtimin e Ukrainës nga të tri anët, ndërsa shpërthimet filluan në qytete të shumta, përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Pushtimin, rusët e nisën nga toka, ajri, por edhe deti, duke realizuar kështu sulmin më të madh nga një shtet kundër një shteti tjetër në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bota nën fishekzjarre, Ukraina nën bombardime

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika