Bujku nga Vushtrria, përfitues i grantit mbi 74 mijë euro, ministri Peci: Do të vazhdojmë t’i përkrahim bujqit tanë
Bujku, Mensur Sadiku, nga Pestova e Vushtrrisë, është përfitues i grantit në vlerë prej 74 mijë e 530 eurosh për investime në mekanizëm bujqësor. Kështu ka njoftuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci. Ministri Peci ka thënë se do të vazhdojnë t’i përkrahin bujqit vendorë në punët e përditshme, me qëllim të zhvillimit dhe të ngritjes […]
Bujku, Mensur Sadiku, nga Pestova e Vushtrrisë, është përfitues i grantit në vlerë prej 74 mijë e 530 eurosh për investime në mekanizëm bujqësor.
Kështu ka njoftuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Ministri Peci ka thënë se do të vazhdojnë t’i përkrahin bujqit vendorë në punët e përditshme, me qëllim të zhvillimit dhe të ngritjes së kapaciteteve të tyre.
“Edhe përmes thirrjes së re, do vazhdojmë të përkrahim bujqit tanë në punët e përditshme, me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të tyre e krijimit kësisoj të një sektori stabil e fitimprurës”, ka thënë ministri Peci.
“Afër prodhuesve vendor”, është shprehur ai.















