6 korriku është dita kur në arat me grurë në Shtime të Davidovcit dëgjohet gumëzhima e korrjes.

Por këtë të diel në disa prej tyre do mbretërojë qetësia.

Kjo pasi disa bujqëve, iu dëmtua gruri nga përdorimi i një herbicidi të gabuar, blerë në një barnatore bujqësore në këtë komune.

Dukagjini ka raportuar javë më parë për kërkesat e bujqëve për kompensim nga përgjegjësi i barnatores e distrubutori i produktit.

Se herbicidet ishin përdor gabimisht e kishte konfirmuar AUV i cili po vazhdonte me finalizimin e raportit në bashkëpunim me inspektoratin fitosanitar, detajet e të cilit i ka ndarë për televizionin.

”Është konstatuar se gruri ka pësuar fitotoksicitit dhe si rezultat nuk do të ketë prodhim ketë vit (gruri është tharë)

Veprimet e ndërmarra nga ana e inspektorit përgjegjës konform përgjegjësive ligjore janë me sa vijon:

Janë inspektuar parcelat e trajtuara me preparate dhe është konstatuar gjendja reale ne teren. Janë përpiluar procesverbalet me të gjeturat.

Janë marrë mostrat e grurit dhe janë dërguar ne Insututin Bujqësor në Pejë për analiza. Nga laboratori është kthyer përgjigja se nuk kanë kapacitete per kryerjen e këtyre analizave (nuk mund te bëjnë analiza të materieve aktive me të cilat është trajtuar gruri)

Janë marrë mostrat e dy shisheve te herbicideve ( dhe është analizuar përmbajtja dhe udhëzuesi per aplikim nga etiketa. Ne etiketat e dy preparateve shkruan mënyra e përdorimit dhe po të respektohej nga ana e fermerëve ky udhëzim nuk do të kishte ndodhur rasti në fjalë.

Nga Inspektori është vizituar barnatorja ku janë furnizuar fermerët me herbicidet e cekura me lart dhe personi përgjegjës nuk merr fajin për furnizim me këto herbicide (preparate), pasi që sipas tij nuk janë dhëne instrukcioni prej tij që të përdorin ketë preparate ne grurë, posaçërisht jo te NICOZEA pasi që është plotësisht (100%) fitotoksik për grurin, kurse preparati DIOVID 60SL përdoret ne grur deri ne fazën e vëllazërimit dhe përdorimi i tij me vonë po ashtu është fitotoksik. Rasti me tutje nuk mund të trajtohet nga ana inpektorit fitosanitar sepse nuk kemi kompetenca tjera përveç këtyre që janë realizuar. Përcaktimin e fajësisë nuk mund ta bëjë inspektorati, palët mund të ndjekin të drejtat e tyre në organet kompetente. Ne si AUV kemi përmbushur mandatin ligjorë qe kemi. – Agjencia për Ushqim dhe Veterinari

Bujqit e dëmtuar, thanë se pas pranimit të raportit, do të vazhdojnë me veprimet e paralajmëruara, duke insistuar në kompensim.

”Edhe këtë javë do pres mos po na sjellet raporti mos të bëhemi tepër me kërkesa, javën tjetër do kontaktoj me ta se ashtu kshtu javën tjetër nis sezona e korrjes. Të dielën fillom korrja”, ka thënë Sami Emini, bujk i dëmtuar.

”Qëndron kërkesa për kompensim. Si të vjen raporti kemi me ndjek rrugë ligjore, s’kemi qare se jemi dëmtu shumë. Për kompensim do kërkoj 1000 euro për hektar. Te unë janë 5 hektarë, jam më i dëmtumi, 5000 euro në total. Do provojmë prapë të flasim me pronarin e barnatores”, ka thënë Skender Azizi, bujk i dëmtuar.

Televizioni ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Ministria e Bujqësisë rreth rastit dhe mundësive për të ndihmuar bujqit, por e njëjta, nuk është deklaruar, ndërkohë që për ta janë interesuar intstitucionet lokale, që po shikojnë mundësitë për t’i ndihmuar bujqit.