Nga mëngjesi e deri në darkë, familja e Halit Popaj nga fshati Fortesë e Rahovecit, janë vazhdimisht duke punuar.

Arat e mbjellura më kulturën e specit,  tash e një kohë është bërë puna ku i sigurojnë të ardhurat.

Por për dallim nga herat e  tjera, këtë vit fitimi nga të mbjellurat nuk është i lartë.

Shkas për këtë është bërë dëmtimi i tokës nga reshjet e shiut gjatë këtij viti  e po ashtu edhe të vitit të kaluar.

Ndonëse dëmtime në këtë kulturë pati edhe gjatë pranverës së këtij viti,  Haliti tregon se kompensimi e dëmeve nuk I ka marrë ende as për vitin 2022 e ku shifra është kogja e lartë.

“Ministria dhe Qeveria janë vanuar me pagesa, kanë kaluar një vit ende pagesat nuk janë bërë, dëme gati 20 mijë euro kam pas vetëm gjatë shtatorit të 2022”, ka deklaruar Halit Popaj-Banorë i fshatit Fortresë.

Njëjtë si Popaj, dëme në kulturën e specit pati edhe Fadil Zhuniqi.

Të zhgënjyer më mos kompensimin e dëmeve as pas një viti, Zhuniqi thotë se fal të ardhurave nga familjet që janë në kurbet, ka arrrit të investoj gjatë këtij vitit, ndonëse edhe gjatë 2023 kanë pasur dëme nga lagështia.

“E zërshme por fati kemi pak të ardhura nga gurbeti pasi bujku shkonë në kontinutet përshembull sivjet është demi për pesë vite janë pasojat”, ka theksuar Fadil Zhuniqi-Banorë i fshatit Fortës.

Njëjtë sikur këta dy bujq, komuna e Rahovecit dhe fshatrat e saj vetëm një vit më parë u patën përmbytur nga vërshimet.

Ndonëse për rregullimin e  infrastrukturës, Komuna ka investuar nga buxheti i saj, për kompensimet e dëmeve, Kryetari Smajl Latifi thotë se kërkesa ju refuzua tri herë nga Qeveria por pas këtyre tentimeve një dritë e gjelbër tashmë ka ardhur.

“Rreth 800 mijë euro janë që duhet të dalin për bujqit e dëmtuar nga Komuna e Rahovecit për dëmet që janë bërë gjatë vitit 2022”, ka theksuar Smajl Latifi-Kryetar i Komunës së Rahovecit.

Ani pse me një vit vonesë, një fat të tillë nuk do ta kenë edhe ata që pësuan dëme në amvisëri e ku vlera kap miliona euro.

“Ne amvisëri dhe në biznes kemi vlerën e dëmeve 1 milionë e 269 mijë, dëmet  shkaktuara më datën 19 shtator të vitit 2022, në qoftë se ne i kemi përgaditur raportet dhe pas verifikimit kanës marrë dritën e gjelbër dhe janë raporte të gatshme dhe shpresoj që nuk ka arsye të vonohet edhe më shumë për kompensim”, ka deklaruar Smajl Latifi-Kryetar i Komunës së Rahovecit.

Në vendimin e  marrë të Qeverisë së Kosovës më 27 shtator, thuhet se për dëmet natyrore në bujqësi janë ndarë mbi një milion euro.

Kjo shumë është ndarë për demet e vitit 2022, derisa janë përfshirë 14 komuna.