Buleshkaj: Mbi 10 mijë zyrtarë e deklaruan pasurinë, 59 raste janë dërguar në Prokurori

Yll Buleshkaj, udhëheqës i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), ka thënë se sivjet për deklarim të pasurisë 59 raste janë dërguar në Prokurori

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka mbajtur konferencë për medie ku u bë rishikimi i punës së kësaj Agjencie gjatë këtij viti.

Yll Buleshkaj, udhëheqës i APK-së, ka thënë se sivjet për deklarim të pasurisë 59 raste janë dërguar në Prokurori.

Sipas tij, ka pasur dyfishim të regjistrimit të deklarimit të pasurisë teksa ka theksuar se mbi 10 mijë zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë.

Buleshkaj ka thënë se Agjencia ka evituar 206 raste të shkeljeve të mundshme të ligjit, ku 128 u dhanë si opinion, e 78 tjera si këshilla.

Ai ka sqaruar se kontrolli i pasurisë do të bëhet për mbi 4 mijë subjekte, proces ky të cilin premtoi se do ta përmbyllin në fillim të vitit të ardhshëm.

Buleshkaj ka thënë se rritje ka pasur edhe te rastet e sinjalizimeve të jashtme. Siç ka thënë ai, 19 raste janë të paraqitura si sinjalizime të jashtme, e dy prej tyre përcjellë në Prokurori.

“Në vlerësimin kundër korrupsionit u shqyrtuan 66 raste ku 59 prej tyre janë dërguar në prokurori, 7 kanë përfunduar. Gjatë 2023, Agjencia evitoi 206 raste të shkeljeve të mundshme të ligjit, ku 128 u dhanë si opinion, e 78 tjera si këshilla”, ka thënë ai.

Buleshkaj përmendi edhe numrin e vogël të stafit, për çka tha se me një numër më të madh do të mundësohej kualiteti i punës së Agjencisë./EO

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika