Buliqi: Bashkëpunimi me komunitetin serb po ndihmon në dorëzimin e armëve ilegale

Policia e Kosovës, përveç rasteve kur zbulon armë të paligjshme gjatë kontrolleve nëpër shtëpi, po përballet edhe me raste kur qytetarët i dorëzojnë ato në mënyrë vullnetare.

Kështu ka deklaruar për Veritasinfo Erduan Buliqi, shef i Departamentit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Buliqi ka thënë se dorëzimi vullnetar i armëve është evidentuar edhe si rezultat i bashkëpunimit të Policisë me qytetarët, përfshirë pjesëtarë të komunitetit serb.

“Po ashtu kemi raste kur gjejmë armatim nëpër shtëpi të banuara, por kemi edhe raste kur vullnetarisht qytetarët i dorëzojnë ato”, ka deklaruar Buliqi.

Sipas tij, bashkëpunimi dhe komunikimi me komunitetin mund të japin rezultate konkrete në forcimin e sigurisë dhe parandalimin e qarkullimit të armëve të paligjshme.

Në komunat me shumicë serbe, komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët shihet si një element i rëndësishëm i punës së institucioneve të sigurisë, pasi në raste të caktuara armët janë dorëzuar pa qenë të nevojshme kontrollet apo operacionet policore.

Në fund të gushtit, Policia e Kosovës kishte ekspozuar një arsenal të madh armësh të sekuestruara në disa lokacione në Zubin-Potok. Gjatë operacionit në 48 lokacione ishin sekuestruar 72 armë, shtatë mjete shpërthyese, shtatë granata dore dhe 4 mijë e 831 copë municion, ndër të tjera.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika