Bullgaria do të dërgojë 100 trupa në Kosovë
Bullgaria po përgatitet të nisë një kontingjent ushtarak prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR. Siç raporton agjencia bullgare të lajmeve “Novinite“, dislokimi shënon kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon. Ushtarakët do të aterojnë në Kosovë gjatë javëve në vazhdim. “Kontingjenti […]
Bullgaria po përgatitet të nisë një kontingjent ushtarak prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.
Siç raporton agjencia bullgare të lajmeve “Novinite“, dislokimi shënon kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ushtarakët do të aterojnë në Kosovë gjatë javëve në vazhdim.
“Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur ‘gati luftarake’ nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.
Aktualisht, Bullgaria ka rreth 48 ushtarë në Kosovë. Ndërkaq, gjatë muajit prill, edhe Gjermania pritet ta rrisë numrin e pranishëm të ushtarëve në Kosovë.















