Bullgaria lejon avionin e Lavrovit të fluturojë mbi hapësirën e saj ajrore

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë ka dhënë leje për fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbi territorin bullgar. Ky vendim ka ardhur si pasojë e kërkesës së Maqedonisë së Veriut, e cila aktualisht drejton Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Arsyeja për fluturim është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, 2023

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duke zbritur nga avioni në Indonezi. Fotografi nga arkivi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari.

Sipas tij, vendimi është marrë pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Arsye e fluturimit është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor 2023.

Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së.

Prej se shteti rus ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shumica e vendeve në Evropë – përfshirë Bullgarinë – kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke shprehur solidaritet me Ukrainën.

Ndalesa vlen për të gjithë avionët me licencë të lëshuar nga Federata Ruse.

Perëndimi ka sanksionuar po ashtu zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Lavrovin.

Në njoftimin e lëshuar për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë tha se ka dhënë leje për fluturimin e një njësie speciale të aviacionit rus – përmes hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë – për të transportuar një delegacion në një forum ndërkombëtar.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim.

Sipas njoftimit, autorizimi për Lavrovin bie nën përjashtimin e regjimit të sanksioneve të BE-së kundër tij dhe “nuk vlen për anëtarët e delegacionit të tij, të cilët janë gjithashtu të sanksionuar me ligjin aktual të BE-së”.

Më herët, Komisioni Evropian tha se Lavrov mund të udhëtojë në BE dhe në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se është i sanksionuar.

Mbi 70 delegacione të vendeve anëtare dhe partnere të OSBE-së pritet të arrijnë në Shkup për takimin e kësaj jave.

Sipas Lavrovit, disa përfaqësues të vendeve perëndimore kanë kërkuar tashmë takime me të gjatë samitit.

“Tashmë ka disa kërkesa për takime – duke përfshirë edhe përfaqësues perëndimorë”, tha Lavrov, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë.

Në qershor të vitit të kaluar, vizita e Lavrovit në Serbi u anulua, sepse vendet e saj fqinje – Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – ndaluan fluturimin e avionit të tij në hapësirën e tyre ajrore.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

Të fundit nga rubrika