Bulliqi pas vërshimeve: Gjendja e përgjithshme në disa fshatra nuk është aq stabile

Krytari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar lidhur me vërshimet që ndodhën këtë të dielë. Bulliqi ka apeluar qytetarët të kenë bashkëpunim me ekipet emergjente në mënyrë që kjo situatë të kalojë më shpejtë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi





Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas vërshimeve që ndodhen gjatë kësaj të diele.

Kryetari i Podujevës ka thënë se së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar disa nga fshatrat e prekura nga vërshimet si fshatin Dobërdol, Bajçinë, Peran, Metehi, Pakashticë dhe Murgull.

Bulliqi ka shtuar se në këto fshatra është rritur niveli i ujit për shkak të daljes nga shtretërit e lumenjve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë orëve të fundit.

“Gjendja e përgjithshme në disa fshatra nuk ԯshtë aq stabile, e shiu i pandërprerë po e vështirëson menaxhimin e situatës”, ka shkruar Bulliqi.

Kryetari Bulliqi ka potencuar se ekipet emergjente nga e shtuna janë në teren dhe “me angazhim maksimal po punojnë të evitojnë e minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga vërshimet”.

Bulliqi ka apeluar tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale në mënyrë që përmes koordinimit dhe kontributit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë dhe me sa më pak dëme kjo situatë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika