Bulliqi tregon për zonat më të prekura nga vërshimet në Podujevë

Vërshimet në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditëve të fundit, disa zona në Komunën e Podujevës janë duke u përballur me vërshime, si Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë.

Për menaxhimin e kësaj situate, Bulliqi ka thënë se si institucione lokale së bashku me katër ekipe, që nga mëngjesi janë në terren duke intervenuar në këto zona.

“Zonat më të prekuara janë; Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë, po ashtu edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Situata është e menaxhueshme, por me tendencë të përkeqësimit për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion.

“Apeloj te të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale, në mënyrë që përmes koordinimit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejt kjo situatë”, ka vijuar Bulliqi.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika