Bunjaku: Logjika e VV-së është t’i varfërojë qytetarët

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se rritja e tatimit në pronë është bërë me qëllim nga Qeveria e Kosovës, për t’i varfëruar qytetarët

Valentina Bunjaku, deputete e LDK-së

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se Qeveria e Kosovës qëllimshëm është duke marrë vendime vetëm për t’i varfëruar qytetarët e Kosovës.

Bunjaku ka thënë se vendimi i fundit për rritjen e tatimit në pronë, është i logjikës së njëjtë, varfërimi i qytetarëve në mënyrë që sipas saj ata të kontrollohen më lehtë.

“Kjo është logjikë e partive të majta, e LVV-së, që sa më shumë ta varfërojnë popullin dhe ta aq më shumë t’i menaxhojnë apo manipulojnë. Nuk është e vërtetë që komunat e rritin tatimin në pronë, është ministria, departamenti i pronës. Aty caktohen kufijtë, në bazë të kufijve komunat i marrin 20% të tatimit në pronë”, ka thënë ajo.

Bunjaku ka thënë se ministri Hekuran Murati, duhet ta nxjerrë një udhëzim administrativ në mënyrë që të vlejë vendimi i qeverisë së kaluar. Kështu sipas saj tatimi në pronë do mbetet siç ka qenë.

“Koordinatat caktohen nga departamenti i pronës, kurse komunat e paguajnë 20% e vlerës së objektit e përcaktuar nga ministria. Nëqoftëse një banesë ka kushtuar 60 mijë euro tash kushton 120 mijë, mandej normalisht rritet tatimi”, ka vijuar ajo.

Ajo ka thënë se propozimi i LDK-së, për heqjen e TVSh-së, për produktet bazë nuk është marrë parasysh nga partia në pushtet.

LDK ka kërkuar që të hiqet TVSH nga produktet bazë. LVV nuk e ka marrë për bazë këtë kërkesë të LDK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika