Bunjaku: PDK dhe VV janë brumë i njëjtë

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosja janë parti me ideologji të njëjtë

Valentina Bunjaku, LDK

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosja “janë i njëjti brumë”.

Duke e komentuar dhunën në Kuvendin e Kosovëës, ajo tha se këto dy parti u përleshën për shkak se kanë mllef e inate me njëra – tjetrën.

“PDK dhe VV janë një brumë, interesat i kanë nda, kanë mllef e inate. Ishte çështje inati, por sjellja e Bislimit ishte e papranueshme… sjellja e ministrave ishte e papranueshme, arrogante, nuk i raportojnë deputetëve, në seanca bëjnë filma, i postojnë disa thënie në tik-toke të veta për popullizëm”, tha ajo.

Bunjaku e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme, teksa tha se Qeveria aktuale po merr vetëm veprime popullsite.

“Kjo qeveri është total qeveri e popullizmit. Gjithçka që po vepron po e bën për popullizmin, s’po gjen zgjidhje për qytetarët. Edhe në veri agjenda e tyre ka qenë e papranueshëm, ka rënë në grackën e Vuçiqit. Tani kemi sanksione situata po kthehet në zero”, tha ajo.

Sipas saj Qeveria aktuale po e kthen Kosovën 10 vite pas.

Shija e redaktorit

Vizitë historike në Tiranë: Kryeministri britanik Starmer pritet me ceremoni...

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë – vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik...

Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve...

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së...

Zyrtarisht sot, më 14 maj 2025, është vendosur gurëthemeli për Dukagjini Resort - destinacioni i ardhshëm luksoz që po ngrihet në zemër të bregdetit...

Të fundit nga rubrika