Avokati Skender Musa, ka reaguar pas dërgimit të Naimi Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Këta burgun nuk e bëjnë se janë të ligj, por ndoshta shpeshherë burgu është pak për krime të tilla…Pa paragjykuar çështjen, dënimet duhet të jenë kapitale. Të gjithë kemi nëna, kemi motra, vajza… Të gjithë jemi të dëmtuar nga kjo vrasje dhe vrasjet tjera të grave në vendin tonë”, ka shkruar në rrjetin social Facebook.

Avokati, Skender Musa

Më tej, Musa ka thënë se as pranimi i veprës penale nuk e lehtëson dënimin për të dyshuarit.

“As pranimi i fajit nuk është rrethanë lehtësuese, kur pasoja dhe dëmi është kaq i madh jo vetëm për familjen po për mbarë Kosovën”.

Më poshtë  mund ta lexonin postimin e plotë të Avokatit Skender Musa të cilin e ka publikuar në Facebook.