Burkina Faso: Minibusi bie në një minë, së paku dhjetë të vdekur
Një minibus ka rënë në një minë në Burkina Faso, ku kanë mbetur të vdekur së paku 10 persona. Autoritetet e Burkina Faso-s kanë treguar se pesë persona tjerë janë lënduar në nga shpërthim, që ndodhi në lindje të shtetit në afërsi të kufirit me Nigerin. Guvernatori rajonal Fada N’Gourma ka thënë se numri i […]
Një minibus ka rënë në një minë në Burkina Faso, ku kanë mbetur të vdekur së paku 10 persona.
Autoritetet e Burkina Faso-s kanë treguar se pesë persona tjerë janë lënduar në nga shpërthim, që ndodhi në lindje të shtetit në afërsi të kufirit me Nigerin.
Guvernatori rajonal Fada N’Gourma ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi disa prej pasagjerëve ende rezultojnë të zhdukur.
Burkina Faso dhe fqinjët e saj po përballen me kryengritje të xhihadistëve që nga viti 2013.
Kriza ka vrarë mijëra persona dhe ka zhvendosur më tepër se 2 milionë banorë.
Ndërsa në janar ushtria mori pushtetin në Burkina Faso, duke premtuar fundin e dhunës, por dhuna po vazhdon ende.
IS dhe JNIM e Al-Kaedës janë dy organizatat aktive në rajonin e Sahelit, ku ata konkurrojnë për pushtet.















