Burnham fiton bindshëm në Makerfield, rriten thirrjet për sfidë ndaj Starmer për drejtimin e Laburistëve

Andy Burnham, kryetari aktual i rajonit Greater Manchester nga Partia Laburiste ka hapur një përballje të mundshme me kryeministrin britanik Keir Starmer, pasi ka fituar bindshëm zgjedhjet e pjesshme në Makerfield, duke marrë 55% të votave dhe një shumicë dukshëm më të madhe se paraardhësi i tij Josh Simons.

Fitorja e tij ka ndezur diskutime brenda Partisë Laburiste se Burnham mund të rikthehet në Westminster dhe madje të sfidojë Starmer për udhëheqjen e partisë, me disa zëra që shkojnë deri te mundësia e zëvendësimit të kryeministrit brenda një periudhe të shkurtër.

Në fjalimin e fitores, Burnham tha se rezultati “mund të jetë një pikë kthese”, duke shtuar se qytetarët “kanë votuar për ndryshim dhe për më shumë pushtet për veriun dhe zonat e harruara nga Westminsteri”.

Ai e cilësoi situatën si “shansin e fundit” për Laburistët, duke paralajmëruar: “Nuk do të ketë një mundësi të dytë, por tani është koha për të ndërtuar një politikë të re të bazuar në unitet dhe shpresë, duke u larguar nga një politikë e ndarë si ajo që shohim në Shtetet e Bashkuara.”

Ndërkohë, figura të larta të Laburistëve po kërkojnë që të hapet një proces për transferim pushteti ose një garë e përshpejtuar për lidershipin e partisë, raporton The Guardian.

Ish-zëvendëskryetarja e Laburistëve, Harriet Harman, propozoi që Starmer, Burnham dhe Wes Streeting të takohen dhe të bien dakord për një proces ku deputetët e partisë të vendosin për udhëheqjen.

Edhe deputeti Patrick Hurley i bëri thirrje kryeministrit të largohet, duke thënë se “vullneti i grupit parlamentar është i qartë” dhe se nevojitet një tranzicion i shpejtë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika