Burrë e grua gjenden të vdekur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut
Dy persona kanë humbur jetën në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut. Komuna e Junikut njoftoi se personat që kanë ndërruar jetë ishin burrë dhe grua. Sipas informacioneve të para, shkak dyshohet të ketë qenë shpërthimi i një bombole gazi. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran […]
Dy persona kanë humbur jetën në një shtëpi banimi në Bjeshkët e Junikut.
Komuna e Junikut njoftoi se personat që kanë ndërruar jetë ishin burrë dhe grua.
Sipas informacioneve të para, shkak dyshohet të ketë qenë shpërthimi i një bombole gazi.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.
“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes. Njësitet relevante policore do të bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre. Dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në mjekësin ligjore IML”, ka thënë ai për Dukagjinin.
Komuna e Junikut gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerëve.
“Me dhimbje të thellë e pranuam sot lajmin tragjik për humbjen e parakohshme të Mic Tofaj dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Maloku Tofaj. Ngushëllime familjes Tofaj dhe familjes Maloku për humbjen e papritur të më të dashurve të tyre”, thuhet në njoftimin e komunës së Junikut.
Siç thuhet tutje në njoftim, të ndjerit tashmë “Juniku do t’i kujtojë përgjithmonë si familje shembullore, mbi të gjitha si persona me virtyte të larta njerëzore, por edhe si ndërmarrës të suksesshëm dhe junikas, të cilët kanë kontribuuar aq shumë për komunën e Junikut”.















