Burrë e grua në gjendje të dehur rrihen mes vete në Zubin Potok, pësojnë lëndime

Një çift është arrestuar në Zubin Potok, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Policia ka bërë të ditur se çifti ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara në strehimore.

“Zubin Potok 30.01.2025 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshortë), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje, ndërsa e dyshuara në strehimore”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika