“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua), janë lënduar si pasojë e përplasjes së veturës së tyre në anën e djathtë të mbrojtëseve të rrugës. “Burri ka arritur të del nga vetura, derisa për gruan është dashur […]
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë.
Dy persona (burrë dhe grua), janë lënduar si pasojë e përplasjes së veturës së tyre në anën e djathtë të mbrojtëseve të rrugës.
“Burri ka arritur të del nga vetura, derisa për gruan është dashur intervenimi i zjarrfikësve. Sipas informacioneve të deritanishme, ata janë me shenja jete, me vetëdije. janë dërguar për Prishtinë për të marrë trajtim mjekësor. Gruaja ka lëndime pak më serioze”, deklaroi ai.
“Njëri shirit i rrugës ka qenë i bllokuar si shkak i aksidentit. Për pak kohë pritet të zhbllokohet”, theksoi Fejzullahu./GazetaBlic
/data/user/0/com.samsung.android.app.notes/files/clipdata/clipdata_bodytext_260614_154619_344.sdocx















